Misteri i deleve që lëvizin në rreth për 12 ditë mund të jetë zgjidhur

Misteri i deleve që lëvizin në rreth për 12 ditë mund të jetë zgjidhur

Kuriozitete November 23, 2022 - 14:53

Një tufë delesh në Kinë është filmuar duke ecur vazhdimisht në një rreth për 12 ditë, duke tronditur njerëzit në mbarë globin, por tani misteri mund të jetë zgjidhur.

Fenomeni, i kapur në video dhe i postuar në Twitter nga gazeta kineze People’s Daily, tregon delet duke ecur në një rreth në një fermë në Mongolinë e Brendshme, në Kinën e Veriut. Shumica, por jo të gjitha kafshët në gardhin e rrethuar, mund të shihen duke u përfshirë në sjellje.

Delet janë të njohura për imitimin e sjelljeve të të tjerëve në tufë. Kjo është për shkak të instinktit social që iu thotë atyre të ndjekin kafshën para tyre për t’iu shmangur grabitqarëve dhe për të mbrojtur individët në grup. Megjithatë, është veçanërisht e pazakontë që ata të lëvizin në lëvizje të tilla të sinkronizuara për një periudhë të gjatë kohore.

Një shpjegim i mundshëm është dhënë nga Matt Bell, një profesor dhe drejtor në Departamentin e Bujqësisë në Universitetin Hartpury, në Gloucester, Angli.

“Duket sikur delet janë në gardh të kufizuar për periudha të gjata dhe kjo mund të çojë në sjellje stereotipike me rrotullime të përsëritur për shkak të frustrimit që gjenden në zonë të kufizuar (mbi atë se ku mund të shkojnë). Kjo nuk është mirë. Pastaj delet e tjera bashkohen pasi janë kafshë kope dhe lidhen ose bashkohen me miqtë e tyre”, tha Bell për Newsweek.

Delet e kishin shfaqur këtë sjellje që nga 4 nëntori, raportoi gazetar kineze. Kafshët lëviznin kështu për të paktën 12 ditë, dhe është e paqartë nëse ata ndalonin në intervale për të ngrënë apo pirë apo nëse delet po vazhdojnë lëvizjet e tyre deri më 21 nëntor.

Pronarja e fermës e identifikuar si Miao, tha se në fillim vetëm disa prej deleve po e shfaqnin sjelljen, por gradualisht e gjithë tufa filloi ta bënte të njëjtën gjë.

Disa ekspertë pretenduan se kjo sjellje mund të jetë si rrjedhojë e sëmundjes bakteriale listerioza e njohur edhe si ‘sëmundja e rrethimit’. /telegrafi