Çifti martohet në dyqanin ku u takua për herë të parë, klientët ishin të ftuar [foto]

Çifti martohet në dyqanin ku u takua për herë të parë, klientët ishin të ftuar [foto]

Kuriozitete December 01, 2022 - 23:28

Një çift të moshuarish në Arizona u martua muajin e kaluar në dyqanin ushqimor ku u takuan për herë të parë. Më 19 nëntor, Brenda Williams, 72 vjeç dhe Dennis Delgado, 78 vjeç, i thanë “Po” njëri-tjetrit pikërisht në vendin ku nisën dhe shkëndijat e para të dashurisë në gusht të vitit 2021.

Në atë kohë, Brenda po kërkonte për majonezë kur ai i foli. Pas një bisede të shkurtër, ata shkëmbyen numrat e telefonit. Nëntë muaj pas bisedës së tyre të parë, dyshja u kthyen sërish në dyqanin në fjalë për t’u martuar. Klientët ishin të ftuar në dasmë dhe me çdo buqetë vinte një kavanoz majonezë. /abcnews

Image

Image