“Dita pa pantallona”, banorët e këtij shteti ecin me të brendshme në metro [foto]

“Dita pa pantallona”, banorët e këtij shteti ecin me të brendshme në metro [foto]

Kuriozitete January 09, 2023 - 15:24

“Dita pa pantallona në metro” (No trousers Day) është rikthyer në Britani pas një mungese dyvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qindra pasagjerë dje hynë në metro të veshur vetëm me rroba sipër trupit dhe të brendshme, çorapë dhe këpucë.

Linja Elizabeth, e cila u hap vitin e kaluar, priti pasagjerët e saj të parë pa pantallona.

Ngjarja është pjesë e iniciativës globale “No Pants Subway Ride”, e cila filloi në Nju-Jork në vitin 2002 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 60 qytete në mbarë botën.

Zakoni i çuditshëm u krijua nga “Improv Everywhere”, një grup komedianësh. “Filloi si një shaka e vogël me shtatë djem dhe është shndërruar në një festë ndërkombëtare marrëzie, me dhjetëra qytete në mbarë botën që marrin pjesë çdo vit”, thotë uebfaqja “Improv Everywhere”. /abcnews.al

Image

Image

Image

Image

Image