Ekspertët zbulojnë si dukej një burrë egjiptian 35.000 vjet më parë

Ekspertët zbulojnë si dukej një burrë egjiptian 35.000 vjet më parë

Kuriozitete April 08, 2023 - 23:02

Ekspertët brazilianë kanë përdorur imazhe dixhitale për të zbuluar fytyrën e një burri egjiptian që ka jetuar 35.000 vjet më parë.

Moacir Elias Santos, një arkeolog dhe Cícero Moraes, një projektues 3D përdorën mbetjet skeletore të një njeriu të gjetur në një vend arkeologjik në Egjipt për të rikrijuar një imazh dixhital, shkruan CNN.

Imazhi paraqet një përafrim të detajuar të fytyrës të kafkës së Nazlet Khater 2, fosilit 35.000-vjeçar që u zbulua në vitin 1980 në Luginën e Nilit të Egjiptit.Analiza antropologjike më vonë identifikoi mbetjet skeletore si të një njeriu me prejardhje afrikane, i moshës midis 17 dhe 29 vjeç në kohën e vdekjes së tij.

Ekipi përdori procesin e përafrimit të fytyrës, i cili i ndihmon arkeologët të rikrijojnë tiparet e fytyrës së një personi të vdekur duke përdorur mbetjet skeletore./euronews