Vetëm mendjet e shpejta mund t’i dallojnë të 7 artikujt e vendosur gabimisht në këtë imazh

Vetëm mendjet e shpejta mund t’i dallojnë të 7 artikujt e vendosur gabimisht në këtë imazh

Kuriozitete May 28, 2023 - 20:37

Nëse e keni menduar ndonjëherë efikasitetin e aftësive tuaja për zgjidhjen e enigmave, atëherë vini në provë trurin tuaj me këtë lojë të re të ndërlikuar.

Ata që mund të dallojnë të shtatë artikujt e gabuar në këtë skenë të ndërlikuar të aeroportit, e cila është krijuar nga Airport Parking & Hotels (APH), mund të krenohen që kanë mendje të shpejtë.

Enigma është aq sfiduese sa që supozohet se një në pesë persona mund t’i dallojë të gjitha gjësendet e udhëtimit në 35 sekonda, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.

Image

Megjithatë, thuhet se shumicës së njerëzve u duhet mesatarisht një minutë për të gjetur të shtatë artikujt.

Ka një larmi artikujsh që duhet t’i dalloni – nga çanta të tej mbushura tepër deri te kapelat e vendosura gabimisht.

Detyra juaj është të dalloni të shtatë artikujt, të cilët përfshijnë: Një çantë bagazhi e mbipaketuar, një arush i vogël i lezetshëm për t’ju bërë shoqëri gjatë festave, një pasaportë me bileta aeroplani, një kapelë e gabuar dhe një palë syze dielli në modë, një grumbull revistash për t’ju bërë shoqëri ndërsa prisni fluturimin tuaj dhe një kafe për t’ju ndihmuar të zgjoheni për një nisje herët në mëngjes.

Mos u shqetësoni nëse nuk keni mundur të dalloni të gjithë artikujt brenda kësaj enigme, pasi që imazhi i mëposhtëm i ka të gjitha përgjigjet.

Image