Për herë të parë në Itali, deputetja ushqen të birin me gji në sallën e Parlamentit

Për herë të parë në Itali, deputetja ushqen të birin me gji në sallën e Parlamentit

Kuriozitete June 08, 2023 - 09:51

Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit italian, në stolin e parlamentit ishte një foshnjë, teksa deputetja Gilda Sportiello i dha gji djalit të saj Federico në dhomën e deputetëve dhe shkaktoi duartrokitje nga kolegët e saj.

Një ngjarje e tillë do të ishte e zakonshme në shumë vende, por në parlamentin e Italisë tradicionalisht të dominuar nga meshkujt, ajo tërhoqi miratimin nga deputetët, raporton Reuters.

Kryetari Djordjo Mule tha se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë dhe vuri në dukje se të gjithë të pranishmit japin mbështetjen e tyre të plotë për nënë e bir.

“I urojmë Federicos një jetë të gjatë, të lirë dhe të qetë. Dhe tani do t’i zhvillojmë bisedat tona pa zhurmë”, tha Mule.

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni i Rregullores Parlamentare vendosi që gratë deputete mund t’i ushqejnë me gji foshnjat e tyre deri në moshën njëvjeçare.

“Shumë nëna janë të detyruara të shkojnë në punë dhe për shkak të kësaj detyrohen të ndalojnë dhënien e gjirit të foshnjave të tyre”, tha një deputete e Lëvizjes 5 Yjet me prirje të majtë. /abcnews.al