
“Boks” në Zyrën Ovale mes Zelenskyt dhe Trumpit? Videot e krijuara me AI ku liderët shihen duke u rrahur shkaktojnë të qeshura
Pas takimit të tensionuar të së premtes mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale, rrjetet sociale janë mbushur me video të krijuara me Inteligjencë Artificiale (AI), duke treguar pamje të liderëve duke u rrahur.
Këto video, të cilat shfaqin një përplasje fizike midis Trump dhe Zelenskyt, janë shpërndarë masivisht nga përdorues të ndryshëm.
AI is out of control ëpic.twitter.com/84BQmw0vI4
— AshutoshShrivastava (@ai_for_success) March 1, 2025
Ndryshe, këto video me AI po tërheqin vëmendje të madhe pasi takimi midis dy homologëve është përcjell me tone të ashpra dhe debate.
— Anonymous (@YourAnonCentral) March 1, 2025
Trump kritikoi strategjinë e Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus dhe sugjeroi që Zelensky të bënte një marrëveshje me Rusinë, duke shtuar se “SHBA mund të largohet” nëse nuk ka një marrëveshje.
Ndërkohë, Zelensky shprehu shqetësimin e tij se një marrëveshje me Rusinë nuk mund të realizohej pa garancinë që ajo do të respektohej, duke e bërë të qartë se një armëpushim i paqëndrueshëm mund të çonte në përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Ky takim i tensionuar u pasua nga një valë protestash pro-ukrainase në SHBA. /Telegrafi