Shkrimi me dorë forcon lidhjet e trurit më shumë se shtypja në tastierë

Shkrimi me dorë forcon lidhjet e trurit më shumë se shtypja në tastierë

Kuriozitete November 16, 2025 - 20:59

Një studim i publikuar në revistën shkencore Frontiers in Psychology ka zbuluar se shkrimi me dorë aktivizon më shumë zona të trurit dhe forcon lidhjet nervore, krahasuar me shtypjen në tastierë.

Sipas studiuesve norvegjezë Ruud van der Weel dhe Audrey van der Meer, shkrimi me dorë nxit një aktivitet të gjerë në rrjete të ndryshme të trurit, duke përfshirë zonat që lidhen me motorikën, ndjeshmërinë dhe përpunimin vizual. Kjo ndihmon në përmirësimin e kujtesës, të mësuarit dhe kreativitetit, shkruan Frontiers, transmeton Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, shtypja në tastierë kërkon më pak përfshirje motorike dhe sensorike, duke rezultuar në më pak aktivizim të këtyre zonave.

Studiuesit theksojnë se rezultatet duhet të merren parasysh në sistemin arsimor, pasi përdorimi i tepruar i teknologjisë mund të ndikojë në zhvillimin njohës të fëmijëve.