Po dilni me dikë por nuk keni besim tek ai? Ja çfarë duhet të bëni!

Po dilni me dikë por nuk keni besim tek ai? Ja çfarë duhet të bëni!

Lifestyle korrik 17, 2018 - 13:12
Ja çfarë duhet të bëni!

Është shumë e drejtë dhe e logjikshme që të të kapin dyshime para se të krijosh një lidhje me dikë.

Ske siguri nëse ai/ajo është njeriu i duhur për ty sepse të duket sikur nuk e ke njohur mjaftueshëm sa duhet.

Megjithatë gjatë takimeve tuaja janë disa pyetje që mund tja bësh personit në fjalë në mënyrë që të mësosh diçka më tëpër rreth tij/saj.

-Çfarë pëlqen përgjithsisht te një femër/mashkull?

Në këtë mënyrë ju do të kuptoni nëse keni të paktën një nga ato kritere që ai/ajo kërkon.

-Sa shpesh dilni darkave me shoqërinë dhe sa shpesh do të dilnit me një femër?

Mund të kuptoni lehtësisht se sa xheloze mund të bëheni gjatë një jave dhe sa kohë mund të kaloni me të gjatë së njëjtës javë.

-Si do dshironi të ishte bashkëjetuesi juaj.

Kështu do kuptoni se çfarë pëlqen dhe çfarë jo dhe a jeni të përshtatshëm për të jetuar bashkë në një të ardhme. (Gjithmonë nëse do krijoni diçka më tepër se shoqëri mes jush)

-Cilat janë interest dhe planet e tua për të ardhmen? 

Në këtë mënyrë mund të arrini të kuptoni se a keni të njëjtat synime ose a përshtaten synimet tuaja me ato të tij/saj.

-A je impulsive dhe gjaknxehtë? 

Askujt nuki pëlqen agresiviteti kështu që kjo është një nga pyetjet më me rëndësi që duhet bërë.

-A të pëlqen alkooli? 

Nëse ai/ajo shprehet se e dashuron alkoolin kjo nuk është shenjë aspak e mirë. Së shpeji mund të keni një rast të një personi të alkoolizuar.

-Sa rëndësi dhe kohë I jepni shoqërisë dhe lidhjes në të njëjtën kohë? 

Kujdes, asnjëhëerë nuk është mirë të konurosh me miqësine e ngushtë. Nuk është cudi që të zgjedhin ata dhe jo ty.

Jo se këto pyetje do të jenë shpëtimi i jetës suaj, por s’mund as ta mohoni që janë pyetje të goditura mjaft mirë./intv.al/