"Qortimi i grave shkurton jetën e burrave"

Lifestyle nëntor 14, 2018 - 09:45
Lexo detajet!

Për shkak të jetesës së pakënaqshme së bashku, hulumtimet kanë treguar se meshkujt e moshës së mesme kanë tre herë rrezik më të madh për vdekje.

Hulumtimi i kryer në Danimarkë përfshinte 9,857 burra dhe gra të moshës 36 deri në 52 vjeç, ku zbuluan se shkalla e vdekshmërisë ishte rritur te burrave në marrëdhënie ose martesa në të cilat ka konflikte të shpeshta të shkaktuara nga gratë, transmeton Telegrafi.

Në fakt, 315 prej tyre vdiqën nga stresi që supozohet të jetë rezultat i argumentimit me partner.

Gjithashtu, për shkak të jetës së pakënaqshme së bashku, hulumtimi ka treguar se te meshkujt e moshës mesatare ka tre herë rrezik më të madh për vdekje.

Burrat, ndryshe nga gratë, kanë më pak njerëz me të cilët ata mund të ndajnë shqetësimet e tyre.

Bisedat e besueshme për çështjet private mund t’i ndajnë vetëm me pak miq ose familjar, dhe janë disa burra të tjerë që kurrë nuk mund të flasin me askënd. Kjo është arsyeja e mundshme për shkallë më të lartë të vdekshmërisë te meshkujt.

Hulumtimet thonë se për burrat partneri është shpesh i vetmi person që duan të besojnë. Megjithatë, kur ajo bëhet një shkak i madh shqetësimi dhe nervozizmi, burrat bëhen depresiv dhe kjo mund të dëmtojë shëndetin e tyre.