Dobitë shëndetësore nga lëvorja e portokallit

Lifestyle December 12, 2018 - 15:20
Lexo detajet!

Lëkura e frutave është një thesar i vërtetë kur vjen puna për vlerat ushqyese dhe vitaminat që mund të përfitohen prej saj.

Një frut tepër i rëndësishëm për shëndetin është dhe portokalli e sidomos lëkura e tij. Brenda tij ka shumë vitaminë C, pra portokalli sjell përfitime të mrekullueshme në shëndetin tuaj.

Por kësaj radhe ne do ju sjellim disa nga dobitë shëndetësore nga lëkura e tij:

Parandalon lloje të ndryshme të kancerit

Lëkura e portokallit mund ta ulë rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, të lëkurës dhe atë të zorrës së trashë. Lëvorja e portokallit nxit eliminimin e toksinave nga sistemi tretës dhe pastron organizmin.

Përmirëson punën e sistemit tretës

Lëkura e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë kalimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes.

Nxit humbjen në peshë

Lëkura e portokallit ka shije të hidhur, dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumica e njerëzve nuk e konsumojnë. Është burim fibrash dhe përmban pak kalori. Studimet tregojnë se lëkura e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror.