Femrat dhe meshkujt dallojnë për pendesat në seks

Lifestyle February 19, 2019 - 08:52
Lexoni detajet e fundit

 Femrat janë ato që pendohen më së shumti për shkak të lëshimit në marrëdhënie seksuale pa obligime

Shpesh ndodh që të pendohemi për diçka në seks, si për mundësitë e humbura, ashtu edhe për përvojat e këqija seksuale. Rezultatet e një studimi, i cili ka përfshirë më shumë se 25 mijë persona, kanë treguar se femrat janë ato që pendohen më së shumti për shkak të lëshimit në marrëdhënie seksuale pa obligime. Në anën tjetër, meshkujt pendohen pse nuk kanë pasur më shumë partnere seksuale gjatë jetës, transmeton Gazeta Zëri.

Linda Kisleey, autore e publikimeve të shumta rreth kësaj problematike, ka folur rreth arsyeve të mundshme pse ndodh kjo. “Më së lehti është të shkon në shtrat me dikë dhe të bësh seks, por duhet ditur dhe duhet kuptuar se një marrëdhënie e tillë pa obligime nuk i përshtatet secilit. Ka shumë prej tyre që në fund edhe pendohen për atë që kanë bërë”, ka deklaruar ajo. Mirëpo ekspertët për marrëdhënie këshillojnë që rreth kësaj të mos dëshpëroheni, por ta përjetoni këtë si një përvojë të re, e cila ju ka ndihmuar ta kuptoni se në të vërtetë jeni për një lidhje serioze dhe jo për aventura. Mirëpo ata insistojnë se edhe aventurat e tilla nganjëherë janë të domosdoshme dhe në të vërtetë ju bëjnë mirë./Zeri/