Fara e lirit shëron plagët nga djegiet

Lifestyle February 19, 2019 - 08:58
Lexoni detajet e fundit

Bima e lirit është ndër më të njohurat që ka dhënë rezultate në mjekimin e plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe me kore. Për këtë qëllim përdoren farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj dhe enzima. Për përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomën me ujë të ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë, transmeton Gazeta Zëri.

Masa e përftuar mbështillet në një fashë dhe vendoset mbi plagë. Ky mjekim ndihmon në qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit. Një mënyrë tjetër është edhe larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lëngun e përftuar nga gjethet e bimës.

Nëse ju vetë e keni të pamundur që të përgatisni këtë lloj ilaçi, atëherë mund ta blini atë në barnatore, ku ka lloje të ndryshme të ilaçeve, ndërsa mjekimin pa kurrfarë problemi mund ta bëni edhe vetë./Zëri