Vaji i peshkut nuk e mbron zemrën

Lifestyle February 19, 2019 - 09:04
Lexoni detajet e fundit

Studimet e zhvilluara së fundmi kanë hedhur poshtë teorinë e mbrojtjes nga sëmundjet e zemrës me ndihmën e vajit të peshkut, transmeton Gazeta Zëri.

Në të kundërt të asaj që dihet, studimet kanë treguar se vaji i peshkut nuk parandalon as rritjen e mesatares së sëmundjeve të zemrës dhe triglicerideve në gjak. 2000 të sëmurë me zemër u ndanë në dy grupe në studimet e zhvilluara në SHBA, në Argjentinë dhe në Itali.

Ndërkohë që grupi i parë përdorte rregullisht kapsulën e vajit të peshkut, grupi tjetër nuk e përdori fare. Rezultatet e studimit treguan se nuk u shfaq ndonjë ndryshim i dukshëm mes dy grupeve. Shkencëtarët pohojnë se tek afërsisht 3% e të sëmurëve të operuar nga zemra shihet fibrilacion atrial i njohur si rrahje të çrregullta të zemrës dhe përdorimi i vajit të peshkut nuk e parandalon atë./Zëri