Shenjat se trupit tuaj i mungon diçka e rëndësishme

Shenjat se trupit tuaj i mungon diçka e rëndësishme

Lifestyle April 17, 2019 - 08:48
Lexoni detajet!

Ekspertët thonë se në organizëm përmes ushqimit marrim të gjitha substancat e nevojshme për funksionim normal, por teoria është një gjë e praktika një gjë tjetër, duke marrë parasysh mënyrën jo të shëndetshme të të ushqyerit tonë, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Mirëpo nëse vërehet mungesa e ndonjë gjëje të rëndësishme, organizmi ynë vetë do të tregojë. Shenjat e qarta se trupi juaj ka nevojë për materie ushqyese të shëndetshme:

Flokë dhe thonj të brishtë

Ka mundësi që ju mungon biotina, e cila gjendet në drithëra, vezë, produkte të qumështit dhe arrore. Ai gjendet edhe në ushqimet e pasura me proteina, siç janë salmoni, mishi i pulës, ndërsa mungesa e tyre në trupin tonë manifestohet përmes flokëve me maja të thata dhe thonjtë e brishtë, të cilët thyhen lehtë.

Problemet me tretjen

Nëse ju mundon kapsllëku, diarreja ose të vjellat, ndërsa jeni të sigurt se nuk ka të bëjë me ushqimin prishur, atëherë trupi juaj ka nevojë për më shumë vitaminë B3, e cila është e domosdoshme për detoksim dhe pastrim të organizmit. Kjo vitaminë gjendet në mish, peshk, vezë, perime të gjelbra, arrore dhe drithëra, shkruan më tutje "Zëri". 

Shtatzënia

Në shtatzëni preferohet më shumë acide folike, sepse ajo është e rëndësishme për zhvillimin normal të foshnjës. Përmes ushqimit do ta konsumoni nëse hani spinaq, brokoli ose bizele.

Mavijosjet

Nëse në lëkurë në mënyrë të pazakontë krijohen mavijosje, me siguri ju mungon vitamina C, e cila përveçqë është e mirë për imunitet, është shumë e rëndësishme edhe për elasticitetin e venave. Me vitaminë C janë të pasur agrumet, frutat e malit, dredhëzat dhe ananasi.

Ngërçet në këmbë

Ky është një tregues i qartë i mungesës së magnezit, i cili ka rreth 300 funksione të ndryshme në organizmin tonë, duke përfshirë edhe punën normale të muskujve. Ai gjendet në drithëra, peshk dhe bishtajore. /ZERI