Cili është mashkulli ideal sipas femrave?

Cili është mashkulli ideal sipas femrave?

Lifestyle April 18, 2019 - 16:32
Lexoni detajet!

Rreth 70 për qind e femrave të anketuara kanë veçuar mirëbesimin dhe besnikërinë si vetitë më të rëndësishme, shkruan "Zëri.info". 

Për të kuptuar se çfarë e bën një mashkull një bashkëshort ideal janë pyetur mbi 5000 femra se çfarë bëjnë bashkëshortët e tyre dhe nëse i konsiderojnë të mirë.

Edhe pse diapazoni i përgjigjeve është shumë i gjerë, disa veti janë përsëritur vazhdimisht dhe kanë ardhur në përfundim se pikërisht këto veti e kualifikojnë një mashkull si një bashkëshort të mirë.

Rreth 70 për qind e femrave të anketuara kanë veçuar mirëbesimin dhe besnikërinë si vetitë më të rëndësishme të një partneri të mirë martesor, shkruan më tutje "Zëri.info". 

Edhe një veti tjetër shumë e rëndësishme ishte që një bashkëshort i mirë e di mjaft mirë se në çfarë kënaqet bashkëshortja e tij dhe si ta gëzojë me gjëra të vogla.

Përveç kësaj, këto veti të bashkëshortëve të mirë janë gjetur në majë të listës së përgjigjeve: besnikëria dhe përkushtimi, kujdesi, nuk ju ngulfat, është miku juaj më i mirë, ju motivon që të jeni versioni më i mirë i vetes suaj, ka aftësinë që t’ju bëjë të buzëqeshni, i ndani punët në mënyrë të pabarabartë, di që të shprehë dashurinë, ju mbështet në secilin aspekt.

Nëse edhe bashkëshorti juaj i ka këto kualitete, atëherë përfundimisht mund ta konsideroni veten si fatlume të vërtetë. /ZERI