Ethet e brendshme mund t’i shëroni kështu

Ethet e brendshme mund t’i shëroni kështu

Lifestyle April 20, 2019 - 23:45
Lexoni detajet

Ethet e brendshme, janë shenja të vogla të bardha që bëhen brenda gojës tuaj, por shpesh ju shkaktojnë probleme kur hani ushqim dhe kur flisni.

Akoma nuk dihen arsyet e sakta pse shkaktohen këto plagë, por thuhet se ato shkaktohen nga stresi, alergjitë ushqimore, sistemit imunitar të dobësuar, infeksionet virale apo pirjes së duhanit.

Shpesh ndodh se ato bëhen edhe kur kaloni nga një stinë në tjetrën dhe kur trupi juaj nuk e ka temperaturën konstante, transmeton Klan Kosova.

Këto shenja të bardha zakonisht nuk hiqen para javës dhe ju japin acarim e dhembje dhe njerëzit janë gjithmonë në kërkim të një shërimi të shpejtë.

Por tashti ka lajme të mira:

  • Aloe Vera do të ju ndihmojë në këtë drejtim
  • Speci i kuq lehtëson dhembjet tuaja
  • Mjalti është një ushqim shumë i mirë për shërimin e shenjave të bardha
  • Soda e bukës do të eliminojë shpejtë këto shenja
  • Shpëlaje me ujë të kripur