Çfarë është celuliti dhe si mund ta eleminojmë

Çfarë është celuliti dhe si mund ta eleminojmë

Lifestyle May 18, 2019 - 18:59
Lexoni detajet

Vera po afron dhe ajo që na bezdis së tepërmi është celuliti! Celuliti është produktiviteti e depozitave yndyrore, poshtë lëkurës dhe rezultatet janë disa gropëza që prishin pamjen tuaj.

Për disa femra është tepër e vështirë që ta heqin qafe por nuk është aspak kështu! Këto janë disa nga gjërat për të cilat ju duhet të informoheni rreth celulitit, në mënyrë parandalimin ose largimin e tij:

1. Celuliti zakonisht është gjenetik

Disa femra janë më të predispozuara të iu krijohet celulit më tepër, sepse celuliti i ka rrënjët në strukturën e lëkurës dhe është gjenetike gjithashtu.

2. Celuliti mund të shkaktohet nga toksina

Një nga shkaktarët kryesorë të celulitit janë toksinat nga një diet aspak ideale, kështu që të ushqyerit mirë është thelbësore. Ushqimi i përpunuar duhet të shmanget patjetër.

3. Një diet e shëndetshme është shumë e rëndësishme në eliminimin e celulitit

Një diet e shëndetshme, e pasur me antioksidant dhe lëndë të tjera ushqyese lejojnë që trupi juaj, në mënyrë natyrale, të largoj yndyrna të tepërta në trup. Dieta ideale konsiston në përdorim të lartë të fibrave dhe përfshin fruta të freskëta.

4. Muskujt tuaj janë çelësi

Faktori më i rëndësishëm për të larguar celulitin janë ushtrimet fizike të kryera rregullisht. Ushtrime të cilat kanë si objekt dhe shënjestër zonat në të cilat shfaqet celuliti.

5. Nuk është e nevojshme të harxhoni para për të shkuar në palestër

Nuk keni nevojë të jeni anëtar të një palestre, e cila kushton, për të hequr qafe celulitin. Programe që nuk kushtojnë, mund të kryhen në shtëpi, të paktën 20 min në ditë.