Mishi i pulës që shërbehet në restorantet e ushqimit të shpejtë, shumë i dëmshëm

Mishi i pulës që shërbehet në restorantet e ushqimit të shpejtë, shumë i dëmshëm

Lifestyle May 22, 2019 - 08:32
Lexoni detajet

Viteve të fundit mjaft shumë proklamohet se mishi i pulës është ndër më të shëndetshmit. Kjo do të ishte e vërtetë po që se mishi i pulës do të vinte nga fermat ku rritja e pulave bëhet në mënyrë natyrale, më saktësisht me ushqime bio. Mirëpo në realitet kjo nuk ndodh. Në të vërtetë, janë gjithnjë e më shumë kompani të cilat viteve të fundit kanë filluar të rrisin pula të ashtuquajtura hibride, të cilat rriten shumë shpejt dhe shumë shpejt zhvillojnë muskujt e mishit, sidomos të gjoksit, kofshëve dhe krahëve, shkruan sot Gazeta "Zëri'. 

Kjo bëhet me kërkesën gjithnjë në rritje të restoranteve të ushqimit të shpejtë, të cilat si qëllim kryesor e kanë shitjen sa më të madhe të produkteve të tyre dhe më pak brengosen për pasojat në shëndetin që mund të sjellë konsumimi i mishit të kultivuar në mënyrë të këtillë.

Kur kësaj ia shtojmë edhe faktin se në restorantet e ushqimit të shpejtë, në të cilët shërbehet mishi i pulës, sidomos krahët dhe kofshët e pulës, vaji i cili përdoret për fërgimin e tyre nuk ndërrohet me ditë të tëra, atëherë pasojat për shëndetin janë katastrofale.

“Ekzistojnë dëshmi për anomali të ndryshme shëndetësore nga konsumimi i mishit të pulës, sidomos krahëve dhe kofshëve. Kjo për faktin se këto pula rriten në mënyrë ekstrem të shpejtë, pasi përdoren metoda jokonvencionale në ushqimin e tyre, ku tani kemi të bëjmë me shpezë hibride. Kur kësaj ia shtojmë edhe faktin se vaji i përdorur për fërgimin e mishit të pulës, sidomos krahëve dhe kofshëve, nuk ndërrohet me ditë të tëra e ndoshta edhe më javë, atëherë pasojat për shëndetin janë katastrofale”, ka deklaruar dr. Masimiliano Petrachi, profesor nga Universiteti i Bolonjës, i cili ka udhëhequr ekipin e ekspertëve që janë marrë me këtë problem. /ZERI