Ananasi me plot veti të dobishme
Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha, shkruan sot Gazeta "Zëri".
Ananasi është efikas në tretjen e proteinave, mjafton një gram për të tretur një kilogram substancë proteinike. Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit.
Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha.
Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit.
Ananasi është dëshmuar edhe si parandalues i ftohjes dhe gripit, andaj rekomandohet të konsumohet më shumë gjatë stinës më të ftohtë të vitit, dimrit, por natyrisht nuk duhet ta lini anash edhe gjatë stinëve tjera të vitit. /ZERI