Mollët mbrojnë nga infarkti

Mollët mbrojnë nga infarkti

Lifestyle May 22, 2019 - 08:39
Lexoni detajet

Vetëm një mollë në ditë zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër te njerëzit më të vjetër se 50 vjet, kurse studimet në Universitetin e Oksfordit kanë treguar se superfruta, molla, ka të njëjtin efekt në uljen e kolesterinës së keqe ashtu sikurse statina, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Sipas konkluzioneve, njerëzit të cilët rregullisht marrin statinë për zvogëlimin e nivelin e kolesterinës së keqe dhe për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare kanë të njëjtin nivel të rrezikut nga sulmi në zemër dhe në tru sikur njerëzit që hanë një mollë çdo ditë.

Thënia se një mollë në ditë mban mjekun larg është e vërtetë dhe tregon se edhe ndryshimet më të vogla në mënyrën e të ushqyerit mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin dhe në parandalimin e sëmundjes, tha autori kryesor i studimit, dr. Adam Briggs. /ZERI