Mishi i përgatitur në skarën me qymyr shkakton kancer

Mishi i përgatitur në skarën me qymyr shkakton kancer

Lifestyle June 19, 2019 - 08:15
Lexoni detajet

Studimet e fundit kanë konstatuar se përgatitja e mishit në skarën e ndezur me qymyr rrit shumë shanset që të prekeni nga kanceri i zorrës së trashë, shkruan "Zëri.info". 

Të gjithëve na pëlqen të bëjmë piknik ku assesi nuk mund të shmanget edhe përgatitja e ushqimit në skarë. Mirëpo një veprim i tillë është konstatuar si tejet i dëmshëm për shëndetin.

Në të vërtetë, studimet e fundit kanë konstatuar se përgatitja e ushqimit, sidomos e mishit në skarën e ndezur me qymyr, është shumë kancerogjen, respektivisht rrit shumë shanset që të prekeni nga kanceri i zorrës së trashë.

Është konstatuar se deri te paraqitja e kancerit të zorrës së trashë vjen nga ndikimi i amineve heterociklike dhe karbohidratet aromatike policiklike, të cilat krijohen vetëm nga përdorimi i skarës me qymyr. Studiuesit e përfshirë në këtë studim kanë sugjeruar që në vend të përdorimit të qymyrit mund të përdoren skarat me gaz ose me rrymë. /ZERI