Ngrënia e këtij ushqimi 2 herë në javë zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës në 20%

Ngrënia e këtij ushqimi 2 herë në javë zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës në 20%

Lifestyle June 19, 2019 - 16:20
Detajet

Hulumtuesit thanë se burrat që hanin kos reduktonin rrezikun e zhvillimit të adenomas, një tumor beninj i zorrëve, transmeton lajmi.net.

Ekipi, nga Shkolla e Mjekësisë në Uashington, thotë se gjetjet mbështesin kërkimet e mëparshme që sugjerojnë se konsumimi i kosit mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrëve duke ndryshuar llojin dhe vëllimin e baktereve në zorrë.

Për studimin e publikuar në gazetën Gut, ekipi shqyrtoi dietat dhe zhvillimin e adenomave në mesin e më shumë se 32,600 meshkujve nga studimi pasues i ‘Health Professionals’ dhe më shumë se 55,700 gra nga ‘Nurses Health Study’.

Përkundër kësaj, studimi nuk arriti të gjejë ndonjë lidhje të mundshme ndërmjet ngrënies së kosit dhe reduktimit të rrezikut të kancerit të zorrëve tek gratë.