Pse nuk po preferohet deodoranti?

Pse nuk po preferohet deodoranti?

Lifestyle June 20, 2019 - 13:09
Lexoni detajet

Deodoranti nuk është dhe aq i preferuar tek të rinjtë dhe të rejat, sipas një sondazhi të ri.

Afërsisht 40 përqind e 18-24 vjeçarëve të intervistuar në një sondazh të ri thanë se nuk kanë përdorë deodorant ose antiperspirant gjatë 30 ditëve të fundit.

Rreth një e treta (31 përqind) e 25 deri 34 vjeçarëve thanë të njëjtën gjë, së bashku me një të katërtën (22 përqind) të 35-44 vjeçarëve.

Përdorimi i deodorantëve në të kaluarën ishte shumë më i zakonshëm – i shmangur vetëm nga 16 përqind.

Të dhënat, nga YouGov, përshtaten me trendin në rritje të “deodorantëve natyral” dhe rritjes së përgjithshme të kërkesës për prodhime natyrale, organike, autentike dhe pa kemikate.