Ngrënia e vezëve rrit nivelin e kolesterinës së mirë

Ngrënia e vezëve rrit nivelin e kolesterinës së mirë

Lifestyle June 22, 2019 - 19:49
Lexoni detajet

Edhe e verdha e vezës është shumë e pasur me vitaminën kolin, e klasifikuar për një kohë të gjatë në familjen e vitaminës B, transmeton "Zëri.info". 

Deri pak kohë më parë mendohej se e verdha e vezës ishte shumë e dëmshme për trupin, për shkak të kolesterinës së lartë që përmban. Por kohëve të fundit është parë se nuk është kolesteroli në gjak ai i cili nxit krizat e zemrës dhe rrezikun e paralizës.

Sipas një studimi bëhet e ditur se konsumimi i vezës nuk ka asnjë efekt mbi nivelin e përgjithshëm të kolesterinës në gjak. Ndërsa sipas një studimi tjetër të zhvilluar së fundmi thuhet se konsumimi i vezës rrit nivelin e kolesterinës së mirë, i cili mbron zemrën.

Sigurisht që ekzistojnë shumë faktorë ushqyes, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të trupit. Edhe e verdha e vezës është shumë e pasur me vitaminën kolin e klasifikuar për një kohë të gjatë në familjen e vitaminës B.

E njohur ndryshe edhe si vitamina e kujtesës, kolin është shumë e rëndësishme në plotësimin e funksioneve neurologjike dhe minimizimin e infeksionit. Krahas kësaj është parë se edhe në rast të konsumimit nga gratë shtatzëna, ajo ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit të fëmijës.

Konsumimi i ushqimeve me kolin ndihmon në prodhimin e hormonit të lumturisë si serotoninë, dopamine dhe neuroadrenalinë. Krahas kësaj e verdha e vezës përmban dhe dy karotenoide luteinën dhe zeaxantinën. Këta mbrojnë sytë tuaj ndaj verbimit. /ZERI