Keni probleme me ulcerën, hani mjaltë!

Keni probleme me ulcerën, hani mjaltë!

Lifestyle June 22, 2019 - 21:24
Lexoni detajet

Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj, transmeton "Zëri.info".

Por meqenëse ulcera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt.

Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë.

Mjalti ka në përbërje të tij elementë, të cilët kanë efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastron ato, dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme.

Po ashtu, përdorimi i rregullt i mjaltit, sidomos në mëngjes dhe para se të shkoni në gjumë, kontribuon në masë të madhe në zorrë të shëndosha dhe pa pezmatime. /ZERI