Çfarë preferojnë meshkujt; femër me trup seksi apo femër me fytyrë të bukur?

Çfarë preferojnë meshkujt; femër me trup seksi apo femër me fytyrë të bukur?

Lifestyle June 24, 2019 - 11:29
Lexoni detajet

Ata që donin një vajzë për lidhje të gjatë u kanë dhënë përparësi femrave me fytyrë të bukur, përcjell "Zëri.info".

Duam ose jo ta pranojmë, secili prej nesh do të dëshironte ta ketë pranë vetes një partner atraktiv. Kur bëhet fjalë për bukurinë, shpesh fytyra e bukur dhe trupi seksi nuk shkojnë bashkë (përveç nëse nuk jeni Scarlett Johansson), prandaj studiuesit nga Amerika janë marrë me çështjen nëse për meshkujt më e rëndësishme është që partnerja të ketë fytyrë të bukur apo trup seksi?

Meshkujve të përfshirë në studim u është dhënë për detyrë që ta “dizajnojnë” partneren e tyre të bukur për lidhje të gjatë dhe është dashur të zgjedhin atë që kanë vija të bukura të fytyrës ose atë që ka trup të përkryer dhe seksi. Ata që donin një vajzë për lidhje të gjatë u kanë dhënë përparësi femrave me fytyrë të bukur, derisa për lidhje më të shkurtër më me dëshirë kanë zgjedhur femra me trup seksi.

Në planin e përgjithshëm, shumica e meshkujve pranë vetes dëshiron një vajzë me fytyrë të bukur dhe jo me trup atraktiv dhe pikërisht kjo lidhet me stereotipin rreth plakjes së femrave dhe fitimit të rrudhave. Meshkujt pikërisht nga frika nga plakja duan pranë vetes që të kenë një femër me fytyrë të bukur natyrale, tek e cila më vonë nuk do të ndikojë mosha./ZERI