Keni probleme me celulitin, këto ushqime ndihmojnë

Keni probleme me celulitin, këto ushqime ndihmojnë

Lifestyle June 24, 2019 - 11:43
Lexoni detajet

Celuliti është njëri ndër shqetësimet kryesore për të gjitha femrat, sidomos tani kur jemi në sezonin e pushimeve verore. Gjëja kryesore që çdo femër duhet të dijë në lidhje me celulitin ka të bëjë me faktin se krijimi i tij vjen më shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumohen. Ndaj është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime për të luftuar këtë pjesë, për të cilën shumë femra shqetësohen. Ne jua sjellim zgjidhjet për celulitin, transmeton "Zëri.info".

Çaji jeshil

Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin jeshil, “Epigallocatechin gallate” ose EGCG, rrit metabolizmin, çka çon në djegie të yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit.

Salmoni

Salmoni është i pasur me antioksidues, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup.

Vaji i ullirit

Yndyrës së vajit të ullirit nuk duhet t’i trembeni. Gatuajeni vajin e ullirit në temperatura të ulëta dhe konsumojeni me perime të pasura në fibra. Ai është i shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.

Farat e lulediellit

Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, zinkut, kaliumit, si dhe vitaminës B6, që ndihmon në luftën ndaj celulitit.

Specat djegës

Specat djegës e rrisin metabolizmin me 25% për tre orë pasi i konsumoni. Kjo e bën trupin të djegë kalori, gjë që çon në shkrirjen e yndyrës.

Uthulla e mollës

Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përmban kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe në balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit./ZERI