Nektarinat forcojnë imunitetin, ruajnë sytë dhe janë të shkëlqyeshme për gratë shtatzëna

Nektarinat forcojnë imunitetin, ruajnë sytë dhe janë të shkëlqyeshme për gratë shtatzëna

Lifestyle korrik 12, 2019 - 08:13
Lexoni detajet

Këto fruta me kalori të ulët mund të mburren me numër të madh të ushqyesve, shkruan 'Zëri.info". 

Nektarina është një frutë e shijshme, e cila i takon familjes së pjeshkave dhe të kumbullave. Dallohen për ngjyrën e brendshme të frutës, prandaj ekzistojnë lloje të verdha, të bardha dhe të kuqe. Këto fruta me kalori të ulët mund të mburren me numër të madh të ushqyesve. Janë përplot me vitamina A, C, E, K, B1, B2, B3, B6, B9 (acid folik).

Janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve të kalciumit, kaliumit, magnezit dhe fosforit. Kanë nivel të lartë të fibrave ushqyese, si dhe shumë antioksidues.

Ushqyesit që gjenden në nektarinë janë të shkëlqyeshëm në parandalimin e shumë problemeve shëndetësore, si: në mbrojtjen e zemrës dhe të enëve të gjakut, në forcimin e imunitetit, në mbrojtjen e shëndetit të syve, në përmirësimin e tretjes, ndihmojnë në humbjen e peshës, në ruajtjen e shëndetit të lëkurës, si dhe mbrojnë shtatzëninë. /ZERI