Përqafohuni sa më shumë, ja dobitë?

Përqafohuni sa më shumë, ja dobitë?

Lifestyle korrik 12, 2019 - 09:15
Lexoni detajet

Dashuria që ndiejmë kur dy krahë na mbështjellin gjithë trupin është një nga ndjesitë më të mira. Por përveç kësaj kur ju përqafoni dikë keni edhe përfitime shëndetësore. Kur ka kontakt trup me trup truri fillon të çlirojë hormonin e oksitocinës, që ju ndihmon të çliroheni nga stresi dhe të relaksoheni, shkruan "Zëri.info". 

Njësoj si çlirimi nga stresi, një përqafim mund të bllokojë sinjalet e dhimbjes. Kur nuk jeni të shqetësuar dhe ndieni dashurinë e dikujt ju flini më mirë. Nuk ka rëndësi nëse qëndroni të përqafur për 10 minuta ose për gjithë natën, efekti i përqafimit qëndron aty.

Përveçse çliron stresin dhe dhimbjen, një përqafim përmirëson edhe imunitetin.

Do të ndikojë shumë te qelizat që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me imunitetin e trupit. Çlirimi i serotoninës, që është i njohur si hormoni i lumturisë, do t’ju bëjë të qeshni dhe të ndiheni mirë për disa minuta. /ZERI