Përkushtimi siguron një lidhje të qetë

Përkushtimi siguron një lidhje të qetë

Lifestyle July 19, 2019 - 08:16
Lexoni detajet

Disa takime në fillim kanë qenë të paharrueshme. Tani është koha që të hapni një faqe të re dhe shumë delikate të lidhjes suaj, shkruan "Zëri".

Lidhja juaj do të jetë e qëndrueshme, madje edhe pa telashe, në qoftë se nga partneri nuk prisni shumë, por dhe nuk kërkoni shumë. Bëjani me dije se keni jetën tuaj, punën tuaj, miqtë tuaj, se nuk dëshironi të vareni nga ai. Disa femra kur, më në fund, e gjejnë të dashurin për të cilin ëndërrojnë, bëjnë çdo gjë që ai të bëhet i varuri i saj. Duke shfrytëzuar kombinimin e përsosur të vetëbesimit, shkathtësitë në dashuri dhe në humor, ato për asnjë çast nuk lejojnë që partneri i tyre të mendojë për ndonjë tjetër. Dhe e dinë mirë se si të veprojnë në secilën fazë të lidhjes.

Bëhuni e durueshme

Disa takime në fillim kanë qenë të paharrueshme. Tani është koha që të hapni një faqe të re dhe shumë delikate të lidhjes suaj. Në qoftë se në fillim të lidhjes suaj nuk e keqtrajtoni atë dhe nuk e ngutni me kërkesa të llojllojshme, është shumë e sigurt që ai do t’iu thërrasë i pari.

Qëndroni afër tij

Kështu rëndom ndodh midis muajit të tretë dhe të gjashtë të lidhjes. Marrëdhëniet të cilat janë zhvilluar deri një përsosmëri të plotë dhe kanë arritur në një pikë kthese. Meshkujt nuk dinë se si të ballafaqohen me lidhjen, e cila bëhet gjithnjë e më “serioze” dhe me mundësinë që, duke pasur parasysh se i keni zbuluar disa dobësi të tij, bëhet i lëndueshëm. Andaj nga ju kërkohet që të qëndroni afër tij në këto momente.

Qëndrimi

Është me rëndësi se çfarë qëndrimi mban dhe sa është seksi. Pra, si ta bësh mashkullin që sa çel e mbyll sytë të mbetet gojëhapur dhe me shikimin të drejtuar nga ti, edhe pse nuk ke bel të hollë dhe minifund. Patjetër duhet ta pushtoni me qëndrimin tuaj pa asnjë fjalë të vetme. Mënyra se si ecni, më së shumti zbulon se kush jeni dhe çfarë përshtypjeje dëshironi të lini te mashkulli.

Kopjoni lëvizjet e tij

Natyrisht, ka qenë joshje çasti kur keni bërë flirt, madje edhe kur keni dalë me të mbrëmjen e parë. Mirëpo, çfarë duhet bërë pastaj? Dita tjetër po afrohet, ndërsa ju mendoni se dëshira e ndërsjellë për të qenë bashkë edhe më është e papërmbajtshme. Bëni lëvizje sikur të jeni para pasqyrës. Kur ai përkulet nga ju, përkuluni edhe ju. Në qoftë se i kopjoni me besnikëri lëvizjet e tij, shumë shpejt do të filloni të merrni frymë me të njëjtin ritëm dhe me siguri do të gjendeni në të njëjtin shtrat.

Mos u krahasoni me të tjerët

Nëse keni për qëllim të jeni dikush që nuk jeni apo nuk mund të jeni, kurrë nuk do jeni të lumtur. Kjo vjen si pasojë e krahasimit tuaj me të tjerët. Ju mund të shihni se si të tjerët shfaqen në publik, por kurrë nuk mund ta dini se çfarë ata mendojnë në botën e tyre private, dhe pse i bëjnë ato veprime. Duke e krahasuar veten me të tjerët, ju i jepni fuqi të madhe imazhit të tyre, duke e ulur shumë poshtë tuajin.

Bëhuni të sinqertë dhe të hapur

Çfarë keni për të fshehur? Askush nuk është perfekt, dhe të gjithë mësojmë me kalimin e kohës. Nëse ndiheni të turpshëm apo të pasigurt për ndonjë aspekt të vetes, dhe duhet të i fshihni këto nga vetja juaj, qoftë në aspektin psikik ose emocional, duhet të vini në një përfundim, ku duhet të mësoheni me ato pjesë dhe ta bindni vetën se duhet të jetë ashtu. Gjithmonë jini i sinqertë me veten tuaj. /ZERI