Një kafe në mëngjes dhe mirupafshim dhimbje koke – Ja çka thotë studimi më i fundit

Një kafe në mëngjes dhe mirupafshim dhimbje koke – Ja çka thotë studimi më i fundit

Lifestyle July 20, 2019 - 20:50
Lexoni detajet

Jeni mësuar të pini kafe sapo zgjoheni çdo mëngjes? Do të bënit mirë mos ta ndryshonit këtë regjim.

Edhe pse gjithmonë është quajtur si një “ilaç” kundër gjumit dhe për të marrë energjitë e duhura për të përballuar ditën, e vërteta është se ka një përfitim më të madh: lufton rrezikun të të kapin dhimbje të forta koke.

Këtë e thotë një studim i kohëve të fundit, që ka shpjeguar çfarë i ndodh trupit nëse nuk konsumohet kafeinë nga një ditë në tjetrën.

Efektet e kafesë në trupin tonë

Sipas një studimi të bërë në Universitetin Monash dhe të punlikuar në “The Conversation “, pirja e kafesë në mëngjes do të ishte ilaçi më i mirë për të shmangur dhimbje të bezdisshme të kokës gjatë ditës.

Siç shkruan noa.al, motivi është shumë i thjeshtë: kafeina është një stimulues dhe hyn shumë shpejt në qarkullimin e gjakut në tru, duke bllokuar receptorët e adenozinës, një neurotransmetues që kontrollon mpirjen e aktivitetit cerebral, duke i dhënë trurit dhe trupit një energji të habitshme.

Por ky zakon krijon varësi, dhe në momentin që nuk pi kafe sapo zgjohesh, truri shkon në “defiçit”. Në raste të tilla ndihemi të lodhur, të irrituar, me humor të keq dhe me një “rreth” të fortë në kokë. Ilaçi? Të marrësh dozën  ditore të kafeinës.

Prandaj kush është mësuar të konsumojë kafe në mëngjes do të bënte mirë të hiqte dorë vetëm në raste ekstreme, në mënyrë që dhimbja e kokës të jetë një kujtim i largët.