Përfitimet nga farat e shalqirit

Përfitimet nga farat e shalqirit

Lifestyle gusht 14, 2019 - 08:40
Lexoni detajet

Shalqiri është një frutë që ka prejardhjen nga Afrika Perëndimore, shkruan "Zëri.info". 

Brenda shalqirit gjenden një numër i konsiderueshëm i farave, këto për disa janë të vështira të konsumohen, pasi ndoshta janë të forta ose edhe nuk u pëlqejnë.

Njeriu nga farat e shalqirit mund të përfitojë shumë, këto përmbajnë shumë magnezium, i cili është shumë i mirë për zemër, pasi ju mbron nga sëmundje të shumta.

Pos magnezit, këto fara përmbajnë edhe vitaminën B, e cila jua forcon sistemin imunitar të tuajin. Sipas “Helathline”-it, farat e zeza përmbajnë shumë zink, kështu ato ndihmojnë te burrat, të cilët kanë problem me fertilitet. /ZERI