Përdorimi i pajisjeve elektronike mbi 2 orë në ditë i bën fëmijët impulsiv

Përdorimi i pajisjeve elektronike mbi 2 orë në ditë i bën fëmijët impulsiv

Lifestyle August 24, 2019 - 22:59
Lexoni detajet

9-11 orë gjumë dhe jo më shumë se 2 orë në ditë para ekraneve janë sekretet për ta shpëtuar fëmijën nga t’u bërit impulsiv dhe për të marrë vendime të dobëta në jetë.

Sjellja impulsive është e lidhur ngushtë me gjumin dhe kohën që fëmija e shpenzojnë duke i përdorur pajisjet elektronike.

Ekspertët amerikanë thonë se sjellja impulsive ndërlidhet me probleme të shumta të shëndetit mendor dhe me probleme të varësisë, duke përfshirë çrregullimet e ngrënies, sjelljet e varshmërisë dhe abuzimin me substanca.

Vlen të ceket se ky hulumtim është publikuar në revistën “Pediatrics” dhe i ka analizuar të dhënat e 4,524 fëmijëve.