Ky është sekreti për një martesë të gjatë dhe të lumtur

Ky është sekreti për një martesë të gjatë dhe të lumtur

Lifestyle August 24, 2019 - 23:34
Lexoni detajet

Të gjithë duan të martohen dhe të jetojnë të lumtur krah njeriut të zemrës. Duket se çelësi i një jetese të lumtur dhe të gjatë është gjetur dhe nuk është aspak ajo që mendonit.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, që të keni një martesë të lumtur dhe të gjatë e mira do ishte të flini në krevatë të ndarë.

Kjo pasi çiftet që ndajnë të njëjtin shtrat kanë më shumë gjasa që të përjetojnë shqetësime që vijnë kryesisht nga partneri. Mes këtyre shqetësimeve përfshihet gërhitja, higjiena jo e mirë, lëvizja e shpeshtë gjatë natës, orare të ndryshme, etj.

E gjitha kjo, sipas ekspertëve, mund të çojë drejt problemeve me shëndetin, probleme intimiteti dhe në raste ekstreme, në ndarje.

Kështu, fjetja në krevatë të ndryshme duket si zgjidhja e duhur. Tani që mësuat këtë gjë, bëni mirë që krevatin dopio ta zëvendësoni me dy tek!/