A e dini sa të vështirë e kanë meshkujt suksesin e partneres?

A e dini sa të vështirë e kanë meshkujt suksesin e partneres?

Lifestyle September 15, 2019 - 11:12
Detajet

Në një marrëdhënie mund të qëllojë që femra të jetë e suksesshme dhe burrit të jetë më i obliguar me punët  shtepiake.

Në një situatë të tillë duhettë jetë mashkulli ai që nuk duhet të vërë në dukje opinionin e të tjerëve, port ë jetë mbështetës për partneren dhe karrierën e saj.

Në një studim psikoterapeuti familjar Stefan Walters, thotë se:

Për meshkujt është goxha me rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët, si edhe për vlerësimin shoqëror, ndonëse kjo mbase nuk është e dukshme sikur te femrat. Si reagojnë ndaj suksesit të partnereve, varet nga personaliteti i tyre.

Ata me tendencë të fuqishme narcisoiste dhe egocentrike, vështirë e përballojnë nëse nuk e konsiderojmë të pamerituar për suksesin e partneres (së paku pjesërisht) dhe nëse ajo nuk potencon që pa përkrahjen e tyre dhe dashurinë nuk do ta arrinte atë sukses.

Shumë vështirë përballohen arritjet profesionale të femrës nëse edhe vetë nuk janë të plotësuar dhe të vlerësuar në punë.

Mashkulli suksesin personal e lidh me statusin afarist dhe shoqëror, jo sikur femrat, dhe për marrëdhëniet cilësore në partneritet dhe prindërim.