Ecni vetëm 20 minuta dhe jeta juaj merr kthesë tjetër

Ecni vetëm 20 minuta dhe jeta juaj merr kthesë tjetër

Lifestyle September 15, 2019 - 14:38
Detajet

A keni vënë re ndonjëherë se si, shpesh, për të pastruar mendjen tuaj dhe për të lehtësuar stresin, thjesht shkoni për një shëtitje? Pas pak minutash filloni të ndjeheni më mirë dhe, sapo të keni mbërritur në shtëpi, ajo që ju ka munduar, është zhdukur nga mendja juaj.

Është vërtetuar se ecja sjell përfitime kaq të shumta, të lidhura me humorin, muskujt dhe kockat, zemrën, frymëmarrjen … me pak fjalë, një kurë e vërtetë për çdo lloj problemi. Përveç kësaj, ajo nuk kushton asgjë dhe nuk ka kundërindikacione.

Ekspertët ju sigurojnë se një ecje 20 minuta në ditë është e mjaftueshme për të bërë një ndryshim pozitiv në jetën tuaj.

Ecja për rreth njëzet minuta riaktivizon metabolizmin dhe oksigjenizon indet, me një efekt të shkëlqyer anti-plakje: lëkura juaj do të marrë menjëherë një ngjyrë të shëndetshme.

Është gjithashtu një lloj ushtrimi që përmirëson gjumin, qetëson ankthin dhe ndihmon përqendrimin dhe kujtesën.

Por është tek humori, që ecja sjell përfitime më të mëdha.

Edhe thjesht fakti i kalimit të kohës në ajër të pastër jep një nxitje të mirë për lumturinë, plus ecja ndihmon për të gjetur zgjidhje për problemet që ju shqetësojnë: vendosja e këmbëve në lëvizje gjithashtu aktivizon trurin. Shëtitja qartëson mendjen dhe ul nivelet e kortizolit, hormonit të stresit.

Dhe përveç kësaj, nuk duhet të ecni vetëm. Ju mund ta bëni atë në shoqërinë e mikut tuaj më të mirë, kështu që do të jetë një mundësi shtesë për t’i besuar.

Ajo që ka rëndësi, ndërsa ecni, është që ju merrni frymë thellë dhe përpiqeni të shijoni rrezet e diellit dhe ajrin e pastër, duke shijuar plotësisht ndjenjat e trupit tuaj.

Nuk është e rëndësishme të ecësh më shpejt, edhe pse kjo ndihmon për të rifituar formën fizike. Gjeni ritmin tuaj, largoni dembelizmin dhe çlironi mendjen: hap pas hapi do të gjeni optimizëm dhe do të jeni në humor të mirë.