Tharja e rrobave brenda: një gabim që nuk duhet ta përsëritni

Tharja e rrobave brenda: një gabim që nuk duhet ta përsëritni

Lifestyle October 16, 2019 - 13:12
detajet

Si rrjedhojë e ditëve me shi, shpesh rrobat që nuk na thahen shpejt në ambientin e jashtëm, i fusim brenda, i thajmë me çfarëdo që kemi mundësi.

Mirëpo ky zakon është shumë i rrezikshëm për shëndetin e familjarëve tuaj, kjo pasi myku i rrobave të lagura mund të jetë vdekjeprurës.

Njerëzit të cilët nuk kanë një sistem të fortë imunitar apo vuajnë nga astma, janë më të rrezikuarit.

Sipas mjekëve avullimi i rrobave që thahen në ambientin e brendshëm rrit lagështinë me 30%, dhe krijon një mjedis të përshtatshëm për mbirjen e sporeve.

Ky avullim në ajër mund të dëmtojë më pak një person me sistem më të fortë imunitar, sepse trupi i tij është imun ndaj infeksioneve, por një person me sistem imunitar të dobët ose me probleme të frymëmarrjes, mund të ketë pasoja të rënda, kollitje të forta, ose dëme fatale për mushkëritë.