Një gotë verë në ditë për shëndet më të mirë? Studimi i ri tregon të kundërtën

Një gotë verë në ditë për shëndet më të mirë? Studimi i ri tregon të kundërtën

Lifestyle October 18, 2019 - 09:13
Detajet

Të konsumosh një sasi të vogël akooli çdo ditë të javës është më e rrezikshme se konsumimi i të njëjtës sasi brenda një dite.

Ky është konkluzioni i një projekti të bërë në Korenë e Jugut ku janë vëzhguar dhe studiuar 10 milionë njerëz në zakonet e tyre.

Prej shumë kohësh mjekët kanë sugjeruar që konsumimi i alkoolit të ndahet çdo ditë nga një sasi të vogël.

Sipas kërkuesve ato arritën në konkluzionin se një person që konsumon pak çdo ditë ka ritme të zemrës më të çrregullta se një person që konsumon të njëjtën sasi brenda një dite.

E shprehur në përqindje ajo do të ishte 40% rrezikshmëri më të lartë për të pësuar një fibrilacion atrial(AF).

AF është një anomali në rrahjet e zemrës e cila rrit rrezikun për të pësuar arrest kardiak. Sipas ekspertëve të të Universitetit të mjekësisë në Kore deklarojnë se duhet ulur konsumimi i alkoolit pavarësisht nga sasia.

Ata sugjerojnë konsumimin një herë në tre ditë dhe në sasi të vogla e cila do të ulte akoma më shumë rrezikshmërinë e një fibrilacioni atrial.