Nga ‘gjimnazist’ në ‘student’: Bëhuni gati për 6 ndryshime madhore!

Nga ‘gjimnazist’ në ‘student’: Bëhuni gati për 6 ndryshime madhore!

Lifestyle October 19, 2019 - 23:54
Detajet

Hej vitparista, me ju e kemi! Këtë vit morët një tjetër status. Gjimnazi mbaroi, shoqëria e ngushtë u shpërnda (jo për fare) dhe tani hyre në botën e të rriturve. Universiteti është ashtu siç jua kanë përshkruar, por ne po ju përgatisim me 10 prej ndryshimeve më madhore që do t’ju duhet të kaloni. (Lëmë mënjanë mësimet sot!)

E ngrëna nuk është më aktivitet aq emocionues sa ishte në gjimnaz. Vakti yt s’është gati sepse duhet ta përgatisësh ti dhe jo mami!

Niveli i kafeinës në trupin tënd rritet ndjeshëm!

Në gjimnaz mund t’ia dilje të çoheshe që në 6:00 pa asnjë grimcë kafeje në gojë, por në universitet, jo. Do ta gjeni veten duke google-uar për nivelin maksimal të kafeve që mund të pini. Kolegiumet e kanë fajin!

Gjumi pothuajse nuk ekziston fare!

Eh, dikur mbrëmjet ishin qejf me shokët dhe gjumë i mirë. Tani, harrojeni për pak.

Do të shihni sa të qetë janë profesorët!

Nëse në gjimnaz mësuesja jote bërtiste për të të tërhequr vëmendjen, në shkollë të lartë kjo nuk ndodh, shkruan anabel. Fjala që do të dëgjoni më shumë është: “Leksioni është fakultativ, mund të dilni jashtë klase pa problem.”

Tutat bëhen miqtë e tu më të mirë!

Në universitet do të mësoni ç’kuptim ka vërtet fjalia: “Po shlodhem pak!”