Ja çfarë i shkakton organit tuaj gjenital veshja e 'boksericave' gjatë gjumit

Ja çfarë i shkakton organit tuaj gjenital veshja e 'boksericave' gjatë gjumit

Lifestyle October 20, 2019 - 21:53
Lexoni detajet

Nëse flini me bokserica në gjumë, atëherë është koha që t’i rimendoni veshjet për gjumë.

Këshillat e reja nga eksperti i shëndetit sugjerojnë që burrat duhet të ndalojnë të veshin të brendshme në shtrat, pasi që është e dëmshme për shëndetin e tyre.

Dr Brian Steixner paralajmëroi burrat që ata rrezikojnë të kenë probleme të fertilitetit, andaj është mirë që të flihet pa to.

Mjeku, i cili është drejtor i Institutit për Shëndet in e Meshkujve në ‘Jersey Urology Group’, tha që të fjeturit me bokserica ose pantallona të shkurtra mund të ndikojnë në cilësinë e spermës.

Kjo, pasi që, testikujt kanë të ngjarë të jenë më të ngrohtë gjatë gjumit. Si rrjedhojë, ato mund të djersiten dhe të krijojnë ambient të shkëlqyer për baktere.

Po ashtu, këshilla e ekspertit seksual është që të keni një dietë të pasur me minerale, vitamina, yndyrna eseciale dhe proteina, me qëllim që të përmirësoni fertilitetin.