Divorci i bën dëm zemrës

Divorci i bën dëm zemrës

Lifestyle October 22, 2019 - 09:33
Lexo detajet!

Individët e divorcuar kanë një rrezik më të lartë për sulm në zemër (infarkt) sesa moshatarët e tyre që qëndrojnë të martuar, sugjerojnë rezultatet e hulumtimeve të bëra në Amerikë, transmeton "Zëri.info".

Ekspertët kanë ardhur deri këto të dhëna gjatë 18 vjetëve studimi, ku është konstatuar se lidhja e infarktit dhe e divorcit ishte më e theksuar te gratë, edhe tek ato që janë rimartuar.

Divorci te gratë u shoqërua me një rrezik 24 për qind më të madh për sulm në zemër dhe madje 77 për qind rrezik më të lartë në gratë që kishin qenë të divorcuara shumë herë.

Te burrat divorci ishte i lidhur me një rrezik 10 për qind më të madh për sulm në zemër, kurse burrat të cilët kanë qenë të divorcuar në mënyrë të përsëritur kishin një mesatare të këtij rreziku 30 për qind më të lartë. Shkencëtarët besojnë se ky fenomen është shkaktuar nga veprimi i stresit kronik të lidhur me divorcin.

Ata këshillojnë që në rast të divorcit të bëhen konsulta me psikologë. /ZERI