Hani këto ushqime nëse keni probleme me hipertensionin

Hani këto ushqime nëse keni probleme me hipertensionin

Lifestyle October 22, 2019 - 09:39
Lexoni detajet!

Mjekët anembanë rekomandojnë që njerëzit me diabet duhet të mbajnë shtypjen e gjakut ndër 130/80. Nëse shtypja e gjakut ngrihet mjeku sigurisht do t’ju rekomandojë ndryshime në mënyrën e të jetuarit para se të përshkruajë barna. Në vazhdim do të paraqesim disa ushqime dhe këshilla që duhet t’ju përmbaheni nëse keni problem me hipertensionin, transmeton "Zëri.info".

Qumështi

Ushqimet e pasura me kalcium, siç është qumështi, kanë treguar se zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut. Sasia e kalciumit që rekomandohet në ditë është 1000-1200 mg, sasi që gjendet në dy ose në tri gota qumësht të zakonshëm.

Patatja

Hani një patate të vogël, sepse jo vetëm që janë të pasura me potas, por gjithashtu përmbajnë përzierje të uljes së shtypjes së lartë të gjakut, që quhen kukoamine, substancë që më parë është gjetur vetëm në mjekësin popullore kineze. Nëse patatet janë me shumë karbohidrate për ty, atëherë provo domatet në vend të patateve. Edhe domatet përmbajnë kukoaminë, por kanë përqendrim më të vogël.

Hudhra

Një shqyrtim i studimeve të publikuara përgjatë 50 vjetëve të shkuara ka zbuluar se hudhra është po aq efektive në uljen e shtypjes së lartë të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme. Hulumtuesit australianë kanë theksuar se doza prej 600 deri 900 mg, që përdoret në shumicën e studimeve, përmban rreth 3.6 deri 5.4 mg të allicinit, përbërësi aktiv në hudhër. Thelbi i hudhrës përmban nga 5 deri 9 mg të allicinit.

Spinaqi

Ushqimet e pasura me folate, siç është spinaqi, janë të lidhura me uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Një studim i bërë ka zbuluar se gratë, të cilat konsumonin së paku 1000 mikrogramë të folates në ditë nëpërmjet ushqimit ose nëpërmjet zëvendësuesve, kanë arritur të zvogëlojnë rrezikun për hipertension, duke i krahasuar me ato të cilat konsumonin 200 mikrogramë në ditë. /ZERI