Si të shmangni skuqjen e lëkurës së fëmijës nga pelenat

Si të shmangni skuqjen e lëkurës së fëmijës nga pelenat

Lifestyle October 22, 2019 - 14:23
Lexoni detajet!

Shumë nëna të reja pyesin veten si është e mundur që edhe pse harxhojnë shuma të konsiderueshme për higjienën e fëmijëve të tyre ( përfshirë këtu kremëra e shampo të shtrenjta, pudër dhe locione hidratuese), sërish fëmijët e tyre shfaqin probleme me lëkurë. Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut, por tek fëmijët merr një rëndësi të veçantë.

Për 9 muaj fëmija është i mbrojtur në qesen amniotike të nënës dhe larg çdo rreziku nga faktorët e jashtëm, qofshin ato infeksione apo ndikimi i ambientit.

Por me lindjen e tij, ai bëhet pre e infeksioneve dhe gjendjeve të ndryshme shëndetësore. Shumë nëna nuk e dinë, por pelenat mund të kthehen në ”armikun” e fshehur të lëkurës së fëmijës. Nëse vini re që të pasmet e vogëlushit tuaj janë të skuqura dhe të inflamuara keni të bëni me dermatit të shkaktuar nga pelena.

Ky lloj dermatiti njihet ndryshe me emrin eritemë dhe pothua çdo fëmijë gjatë dy viteve të para të jetës, kryesisht gjatë muajve të 9 dhe të 12-të.

Pelenat e papastra shpesh shkaktojnë skuqje dhe acarim të lëkurës si pasojë e lagështisë së tepërt, shtrëngimit të fortë të tyre, materialit jo të duhur, mbetjeve të shampos gjatë larjes së fëmijës etj. Ja si të shmangni skuqjen dhe krijimin e puçrrave në lëkurën e fëmijëve të vegjël si pasojë e pelenave.

1ëNdërrojini sa më shpesh të mundeni në mënyrë që lëkura e fëmijëve të rri e pastër dhe e thatë. Gjatë vitit të parë të jetës fëmija duhet të ndërrohet 5-7 herë në ditë.

2ëLëreni fëmijën të rrijë disa minuta pa pelena, në mënyrë që lëkura të ajroset dhe skuqja të largohet më shpejt. Shfrytëzoni kohën para ngrënies kështu nuk rrezikoni që ai të urinojë ose të dalë jashtë.

3ëAplikoni vajëra natyralë dhe bimë hidratuese në zonën ku është skuqur dhe ka puçrra. Vaji i bajameve, xheli i Aloe veras, vaji i kokosit do të hidratojnë, shërojnë dhe do të mbajnë të thatë lëkurën.

4ëShmagni përdorimin e sapunëve me aromë apo detergjentëve të fortë në rrobat e fëmijëve pasi mund të shkaktojnë skuqje po aq sa pelenat.

5-Gjatë larjes shtoni brenda vaskës ose govatës me ujë të ngrohtë pak tërshërë. Ajo ka mineralet dhe vitaminat e nevojshme për mbajtjen e një lëkure të pastër si dhe ka veti anti-inflamatore.