Mënyra përfekte për të larguar aromën e keqe nga goja

Mënyra përfekte për të larguar aromën e keqe nga goja

Lifestyle nëntor 06, 2019 - 16:44
detajet

Një ndër gjërat më të sikletshme që mund t’i ndodhë njerëzve është aroma e keqe që mund të mbash në gojë. Padyshim që ka shkaqe se pse një gjë e tillë mund të ndodhë dhe për të parandaluar atë ju duhet të konsumoni fruta e pernime nga më të ndryshmet.

Karrota dhe molla përmirësojnë tretjen dhe mbajnë të shëndetshëm sistemin e tretjes. Kjo do të thotë që nuk do të ketë më formim të gazrave në stomak, i cili nëse lëshohet përmes gojës mund të shkaktojë erë të keqe.

Frutat dhe perimet e freskëta në përgjithësi mund të largojnë bakteret që shkaktojnë erë të keqe nga dhëmbët, mishrat e dhëmbëve dhe gjuha.

Gjithashtu stomaku i zbrazët shkakton erë të keqe sepse çon në ndërtimin e acidit dhe për këtë shkak konsumimi i frutave dhe perimeve është një mënyrë e shëndetshme për të mos mbajtur stomakun tuaj të zbrazët dhe për të larguar erën e keqe të gojës.

Përveç frutave dhe perimeve, konsumimi i çajit ndihmon në detoksikimin e trupit duke zvogëluar kështu erën e keqe të trupit dhe të gojës.

Gjithashtu përmban një antioksidant natyral i njohur si katekina që ndihmon në luftimin e baktereve të gojës, të cilat shkaktojnë erë të keqe.