Përfitimet e mahnitshme që merr floku nga majoneza

Përfitimet e mahnitshme që merr floku nga majoneza

Lifestyle November 11, 2019 - 17:07
detajet

Kujdesi për flokët mund të jetë i ndërlikuar. Me kaq shumë mundësi në trajtimet për kujdesin e flokëve dhe disponueshmërinë e shumë maskave të ndryshme tregtare të flokëve, është e vështirë të vendoset se sit ë kujdesemi për flokët tanë. Një ndër mënyrat më të lehta se si të trajtoni flokët tuaj me përbërës natyral është edhe majoneza.

Majoneza është një përbërës i tillë që përdoret zakonisht në trajtimet natyrale të kujdesit për flokët. Ja pse ajo mund të jetë një nga gjërat më të mira që mund të vendosni në flokët tuaj.

Ndihmon në rritjen e flokëve

Majoneza përmban të verdhën e vezëve, uthullën dhe vajrat që punojnë së bashku për të ushqyer flokët tuaj. Prania e L-cisteinë, një aminoacid në majonezë e ndihmon atë të ushqejë kokën tuaj sa i përket rritjes së shëndetshme të flokëve.

Mbron flokët me ngjyrë

Flokët me ngjyrë padyshim se janë më të dëmtuara se floku natyral. Kutikulat që dëmtohen kanë tendencë të zbardhin ngjyrën shumë më shpejt se kutikulat e shëndetshme. Majoneza ndihmon në zbutjen e kutikulave duke i bërë ato më të shëndetshme kur flokët kanë ngjyrë.

Trajton zbokthin

Majoneza përmban uthulle cila është përbërës efektiv për balancimin e prodhimit të vajit. Përdorimi i majonezës zbut kokën si dhe nuk bllokon dhe shtrëngon gjëndrat, e kjo gjë ndihmon në frenimin e zbokthit.

Qetëson flokët e fryrë si dhe prishë lidhjen e flokëve

Siç u përmend edhe më parë, majoneza ndihmon në mbylljen e kutikulës së flokëve e cila ka lagështinë nga atmosfera që mban flokët tuaj jo të qetë. Me anë të përdorimit të majonezës flokët e fryrë fillojnë të ulen dhe të qetësohen njëkohësisht. Ajo gjithashtu zbutë flokët acarues të cilët lidhen mes vete dhe i bën ato të drejtohen më lehtë.