4 numrat që nëse i telefononi mund t’ua shpëtojnë jetën

4 numrat që nëse i telefononi mund t’ua shpëtojnë jetën

Lifestyle November 20, 2019 - 08:34
Lexoni detajet!

Janë disa numra të telefonit të cilët në shumë raste mund t’jua shpëtojnë jetën, andaj është shumë e nevojshme t’i dini secili.

Vetëm 192’shit për 24 orë u përgjigjet një staf i uniformuar në Policinë e Kosovës. Këto thirrje policia i seleksionon sipas emergjencës së rastit për të dërguar njësitin përkatës.

Ju sjellim 4 numra duhet t’i mbajë në mendje secili në vendin ku jeton dhe t’i kontaktoni në rastin e fatkeqësive dhe problemeve të ndryshme

1. Numri 192 Nëse keni aksident në komunikacion, atëherë ju patjetër duhet ta mbani në mend numrin e Policisë i cili është 192.

2. Numri 193 Në rastet kur keni vatra të zjarreve dhe jeta dhe pronat tuaja po rrezikohen atëherë ju duhet të telefononi numrin e zjarrfikësve 193.

3. Numri 194 Patjetër duhet të dini edhe numrin e ndihmës së shpejtë i cili është 194, pasi që duke telefonuar këtë numër ju mund t’i shpëtoni jetën dikujt, kur është në gjendje të keqe shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmën e mjekut.

4. Numri 112 Për raste emergjente apo kur ka fatkeqësi natyrore, vërshime, shembje të ortekëve të borës etj., duhet të thirreni në numrin e telefoni 112 dhe të kërkoni ndihmë.

Numrat emergjent janë çdo ditë 24 orë hapur. Numrat e shkurt (3 shifra) janë çdo herë falas. Për numrat e tjerë paguan njeriu sipas rregullit tarifen normale për telefon. /Metro