Filmat e Netflix që duhet t’i shikoni gjatë festave të fundvitit

Filmat e Netflix që duhet t’i shikoni gjatë festave të fundvitit

Lifestyle December 03, 2019 - 11:28
Detajet

Ka një ftohje të lehtë në ajër, që do të thotë që është zyrtarisht koha për të planifikuar pushimet e dimrit. E pushimet e dimit pa Netflix nuk do të kishin kuptim. Netflix tashmë na ka përqafuar me listën e ardhshme të filmave të festave, dhe nuk po e ekzagjeroj kur po them që secili do të shikohet me entuziazmin më të madh të mundshëm, transmeton Vogue, përcjellë Zëri.info

Rob Lowe dhe Charlotte nga “Sex and the City”

Image

Në filmin “Holiday in the Wild”, Kristin Davis e divorcuar, vazhdon rrugën e saj nepër Zambia, ku ajo mund ose nuk mund të gjejë dashuri me një pilot të lezetshëm të luajtur nga Rob Lowe në një shenjëterore të elefantëve.

“Let it snow” - Diçka për të parë me kushërinjtë tuaj adoleshentë

Image

Kaloni festat e fundvitit me stil në familjën tuaj duke shikuar “Let it snow” nga John Green dhe Kiernan Shipka.

Jason Schwartzman dhe Rashida Jones të animuar

Image

Komedia e animuar “Klaus” sjellë fituasin e Oscar J.K. Simmons si “një marangoz misterioz që jeton vetëm në një kabinë të mbushur me lodra,” Jason Schwartzman si “studenti më i keq i akademisë postare,” dhe Rashida Jones si “mësuesi vendas Alva.”

The Knight Before Christmas

Image

Josh Whitehouse si një kalorës mesjetar i transportuar në Ohio të ditëve të sotme! Vanessa Hudgens si një “mësuese e zgjuar dhe e mirë e shkencës” e cila e ndihmon atë të lundrojë botën moderne, gjatë krishtlindjeve.

Holiday Rush

Image

Tregtar i ëmbël, i vetë-zotëruar, Conrad ishte gjithnjë në fshehtësi personazhi më i mirë në Weeds, dhe tani ka rolin kryesor në Holiday Rush si një DJ i njohur i radios në Nju Jork që mëson t’i përmirësoj raportet më fëmijët e tij.

A Christmas Prince – The Royal Baby

Image