Salvini thotë se nuk do tëhajë më Nutella, arsyeja do ju habisë

Salvini thotë se nuk do tëhajë më Nutella, arsyeja do ju habisë

Lifestyle December 07, 2019 - 17:49
Detajet

Lideri ekstrem i krahut të djathtë të opozitës, Matteo Salvini, deklaroi se ai do të bojkotojë ‘’Nutella’’ sepse përbërësit e saj nuk janë 100% italianë.

“Ndryshova sepse zbulova se Nutella përdor lajthi turke dhe preferoj të ndihmoj kompanitë që përdorin produkte italiane,” tha Salvini në një publikim në rrjetet sociale.

“Do të preferoja të ha italisht, nëse mund t’i ndihmoj fermerët italianë,” shtoi ai.

Salvini, 46 vjeç, pëlqen të reklamojë zakonet e tij të ngrënies si pjesë e strategjisë së tij në median sociale, dhe Nutella shpesh është shfaqur mes imazheve ushqimore në faqet e tij në Twitter dhe Facebook.

Prodhuesi i Nutella-s , kompania Ferrero është blerësi më i madh në botë i lajthive. Prodhimi italian i lajthive nuk mund të mbështesë vetëm nevojat e tij për prodhimin e Nutella.