Çaji i zi – sekreti natyral i një lëkure të pastër

Çaji i zi – sekreti natyral i një lëkure të pastër

Lifestyle January 16, 2020 - 15:47

Kur vjen puna te lëkura disa njerëz janë të bekuar gjenetikisht, ndërsa disa të tjerë kanë probleme me puçrrat, aknet apo shenjat në fytyrë.

Faktorët që ndikojnë në pamjen e lëkurës janë: stresi, faktorët mjedisorë, hormont apo gjenetika. Një lëkurë e pastër mund të arrihet shumë vështirë, vetëm duke ngrënë ushqimet e duhura si dhe duke e mirëmbajtur lëkurën me produktet adekuate.

Fatmirësisht ekzistojnë disa metoda dhe produkte të natyrës, që mund t’i përdorim për ta përmirësuar pamjen e saj. Studimet e shumta të bëra në lidhje me këtë çështje kanë treguar se antioksidantët, polifenolet dhe substancat anti- inflamatore gjenden në shumë produkte natyrale.

Disa nga këto produkte janë pikërisht çajrat, siç është çaji i zi. Çaji i zi është plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale. Këto vlera ushqyese i parandalojnë shenjat e plakjes, shfaqjen e kancerit si dhe stimulojnë rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Përdorimi i çajit për lëkurën është shumë i thjeshtë. Zakonisht preferohet që pas zierjes, fytyra të lyhet me çaj dhe të mbahet për disa minuta.

Çaji kamomil– është një lloj çaji tjetër natyral, që përdoret për trajtimin e problemeve t fytyrës. Kamomili përmban flavonoide që e ushqejnë dhe e përmirësojnë pamjen e lëkurës.

Çaji jeshil– ka efekte antioksidante dhe anti- inflamatore për lëkurën. Konsumimi i rregullt i këtij çaji ndihmon në largimin dhe shmangien e shenjave të plakjes.

Xhenxhefili– mund të përdoret si shtesë në këto çajra. Shtojani çajit një luge xhenxhefii të grirë dhe konsumojeni atë dy herë në ditë. Efektet do t’i vëreni pas një kohë të shkurtër.